Ndërlidhjet

BEOGRAD/HAGË


Zyrtarët serbë të sigurisë thanë se i dyshuari kryesor për krime lufte, Ratko Mlladiq, është gjetur dhe se autoritetet po përpiqen ta bindin që të dorëzohet. Ndërkaq në Hagë, kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare, Carla del Ponte, tha se Mlladiq është ende i lirë. "Nuk ka indikacione se po zhvillohen negociata për dorëzimin e Mlladiqit. Mbrëmë kam kontaktuar me autoritetet në Beograd, dhe jam siguruar se nuk ka asgjë të vërtetë në tërë këtë. Mlladiq mbetet ende i lirë", tha del Ponte.
Këto komente ajo i bëri gjatë një konference me gazetarë në Hagë, pas njoftimeve kundërthënëse për kapjen e tij.
XS
SM
MD
LG