Ndërlidhjet

TIRANË


Krimi i organizuar po bëhet gjithnjë e më i fortë në Ballkanin e pasluftës dhe po e kërcënon stabilitetin në rajonin më të gjërë, tha sot në Tiranë, shefi i zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krime, Antonio Maria Kosta. Ai tha se zyra e tij, me seli në Vjenë po e përgatitë një program për t'ju ndihmuar vendeve në rajon që ta luftojnë tregun ilegal të drogës dhe të armëve, trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimet e tjera. Duke folur para zyrtarëve të Shqipërisë dhe diplomatëve perëndimor, zoti Kosta tha se "Krimi i organizuar, pastrimi i parave, korrupsioni dhe trafikimi janë problemet kryesore sot në Ballkan".
XS
SM
MD
LG