Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia e Irakut njoftoi se nga shpërthimi i një bombe sot në Bakuba janë vrarë së paku 12 vetë, tetë prej tyre ushtarë. Nga ky shpërthim u plagosën më se 20 të tjerë. Njëherësh, autoritetet kanë thënë se së paku 54 persona janë vrarë në Irak në incidente të ndara, nga dhuna që u nxitë prej shpërthimit të djeshëm në tempullin e shenjtë shiit në Samara të Irakut. Zyrtarët e Irakut sot kanë bërë të ditur se në jug të Bagdadit janë gjetur 40 trupa të pajetë. Në qytetin Basra janë vrarë së paku 25 vetë, ka kumtuar policia.
XS
SM
MD
LG