Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjyqi evropian për të drejtat e njeriut në Strasburg e ka refuzuar padinë penale kundër UNMIK-ut që e ka bërë Qendra evropiane për të drejtat e romëve. Drejtoresha juridike e kësaj qendre, Diana Post tha sot se Gjyqi e ka refuzuar padinë pasi Administrata e Kombeve të bashkuara në Kosovë, nuk është nënshkruese e Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Romët kanë akuzuar UNMIK-un për shkeljen e të drejtave të tyre për jetë dhe për trajtim degradues. Ata poashtu kanë kërkuar që të zhvendosen nga tri kampet që janë të kontaminuara me plumb. Por, afro 560 romë kanë refuzuar të vendosen në kampin e ri, që për ta e ka përgatitur Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, megjithë ftesën që për zhvendosje u ka bërë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
XS
SM
MD
LG