Ndërlidhjet

PRAGË


Një luftë fjalësh ka shpërthyer mes Bellorusisë dhe Çekisë, pasi Praga e akuzoi Minskun për "shkelje masive" të konventave diplomatike ndërkombëtare.
Shkëmbimi i akuzave filloi kur policia belloruse të mërkurën e ndaloi një automjet të ambasadës çeke në Minsk. Makina ishte nisur drejt ambasadës gjermane, për ta dorëzuar kopjen e raportit të detajuar të Kombeve të Bashkuara lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në Bellorusi.
Vozitësi bellorus i automjetit diplomatik çek u kërcënua me burgim për aktivitete "subverzive".
XS
SM
MD
LG