Ndërlidhjet

LONDËR


Drejtoria e Çelzit ka premtuar sot se do ti dënoj simpatizuesit të cilët në faqen e këtij klubi në internet i janë kërcënuar me vdekje referit norvegjez, Terje Hege. Gjyqtari Hege në ndeshjen Çelzi-Barcelona, që u zhvillua në kuadër të së tetës së finales së kupës së kampionëve evropianë, e përjashtoi nga loja mbrojtësin e majtë të Çelzit, Asjer del Orna. Ndeshja në Londër përfundoi me rezultat 2:1 për Barcelonën. Gjyqtari tjetër, Anders Frisk, që sezonin e kaluar referoi ndeshjen Çelzi – Barcelona, në po këtë fazë të garave, ishte pensionuar për shkak të kërcënimeve të njejta. Çelzi ka kumtuar se kërcënimet e fundit i ka larguar nga faqja e tij në internet dhe se do ti dënoj fajtorët, nëse i gjen.
XS
SM
MD
LG