Ndërlidhjet

NJU JORK


Një gjyqtar federal në Shtetet e Bashkuara e ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes që, deri më 3 mars, ta publikoj identitetin e qindra të burgosurve në kampin Guantanamo Bay në Kubë. Autoritetet e Shteteve të Bashkuara tash i mbajnë afro 500 të burgosur në këtë kamp të dyshuar për lidhje me rrjetin al-Qaida ose me Talibanët. Shumica prej tyre mbahen pa paraqitjen e akuzës, që nga Grupe për të drejtat e njeriut ka nxitur ankesa. Gjyqtari Jed Rakoff, që e kori këtë vendim, ka hedhur poshtë argumentet e qeverisë amerikane se emrat e të burgosurve duhet të mbahen të fshehtë për ti ruajtur ata dhe familjet e tyre nga keqtrajtimet apo hakmarrjet.
XS
SM
MD
LG