Ndërlidhjet

TALIN


Ministri i jashtëm i Estonisë, Urmas Paet, që mbrëmë e përfundoi vizitën në Kosovë, u shpreh se trupat estoneze që po shërbejnë në kuadër të KFOR-it, "dëshirojnë të kontribuojnë në ndërtimin e Kosovës paqësore dhe stabile, ku do të mbizotërojnë parimet e demokracisë dhe të shtetit ligjior dhe ku do të respektohen vlerat evropiane", kumtoi sot ministria e jashtme në Talin. Ndërkaq, e përditshmja Postimees ka transmetuar fjalët e zotit Paet se Kosova dhe pavarësia e saj e mundshme nuk mund të trajtohet si rast në bazë të të cilit do të mund të zgjidheshin disa konflikte të tjera. "Secili rast duhet të shikohet ndaras", tha zoti Paet duke shtuar se Kosova ishte rast specifik që nuk do të duhej të krahasohej me rastet e tjera.
XS
SM
MD
LG