Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia ka shprehur pakënaqësi me vendimin e Tribunalit të Hagës për krime të Luftës që të akuzuarit Sllobodan Millosheviq të mos i lejohet shkuarja në Rusi për trajtim mjekësor. Ministria e jashtme ka kumtuar se "një vendim i këtillë shkakton keqardhje në Moskë". Mëtutje thuhet se gjyqi "në esencë nuk u kushtoi kujdes" garancave të qeverisë ruse, që përfshinin edhe premtimin se Sllobodan Millosheviqi do të kthehej në Hagë pas trajtimit. Ish presidenti i Serbisë akuzohet për krime të luftës, për krime kundër njerëzimit, për gjenocid në Bosnjë, në Kosovë dhe në kroaci.
XS
SM
MD
LG