Ndërlidhjet

PRAGË


Në Katar Aleanca e Civilizimeve ka filluar sot një konferencë për promovimin e mirëkuptimit më të madh ndërmjet botës islame dhe Perëndimit, dhe për të diskutuar çështjen e karikaturave të profetit Muhamed.
në hapje të konferencës, emiri i Katarit, Sheik Hamad al-Thani, tha se liritë individuale duhet t'i respektojnë vlerat dhe besimet.
Protestat kundër karikaturave kanë vazhduar edhe sot, ndërkohë që në Lahore të Pakistanit, policia i ka arrestuar rreth 70 persona, para një tubimi ilegal të paralajmëruar për sot. Kurse, në Hong Kong, mijëra muslimanë kanë mbajtur një protestë paqësore kundër karikaturave të profetit Muhamed.
XS
SM
MD
LG