Ndërlidhjet

JASHARI: QYTETARËT TË SFIDOJNË PUSHTETIN PËR T'I REALIZUAR TË DREJTAT


Hilmi JASHARI, ushtrues i detyrës së Ombudspersonit të Kosovës

EVROPA E LIRË
Zoti Jashari, si e vlerësoni realizmin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë, e posaçërisht të pakicave kombëtare?

HILMI JASHARI
Një vlerësim i përgjithshëm që është dhënë prej institucionit të Ombudspersonit të Kosovës, edhe më herët në raportet tona vjetore, ka qenë një përfundim i përgjithshëm që të drejtat e njeriut në Kosovë, nuk janë në nivelin e kënaqshëm. Për më tepër, është nxjerrë një fjali që citohet vazhdimisht për institucionin tonë, që jemi larg standardeve ndërkombëtare, kjo ka qenë në vlerësimin e përgjithshëm në raportin e pesë vjetorit.
Mirëpo, unë konsideroi se në këtë periudhë nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh, në krahasim më vitin e kaluar, kështu që ende jemi larg ose ende mbetet shumë për të bërë në drejtim të realizimit të drejtave të qytetarëve. Ndërsa sa i përket realizimit të drejtave të pakicave, unë mendoi se një pjesë të madhe të përgjegjësisë, e kanë vetë pjesëtaret e pakicave. Në standardet ndërkombëtare sa i përket të drejtave të njeriut dhe përgjegjësisë së pushtetit në mbrojtjen dhe realizimin e tyre, gjithmonë analizohet në vështrimin e asaj se sa pushteti ose shteti është duke bërë për ta. Mirëpo, në anën tjetër janë qytetarët ata që duhet të sfidojnë pushtetin për të realizuar të drejtat e veta.

EVROPA E LIRË
Cilat janë problemet kryesore më të cilat ballafaqohen qytetarët e
Kosovës në këtë drejtim?

HILMI JASHARI
Problemet janë të natyrave të natyrshme, nuk mund të përmend se
diçka është e rëndësishme ose më pak e rëndësishme, mirëpo mund të them se ekziston një laramani e problemeve më të cilat qytetarët vijnë pranë institucionit tonë. Në bazë të numrit mund të theksoi se numri më i madh i referohet çështjes që kanë të bëjnë më funksionimin e sistemit gjyqësor në Kosovë. Në rend të dytë, ndoshta mund të fusë çështjet që ndërlidhen më të drejtën pronësore. Ka shumë çështje që i referohen funksionimit të administratës së pushtetit në përgjithësi, çoftë të nivelit qendror qoftë të atij lokal, ose nga njëherë edhe keqpërdorimit. Ka shumë çështje që i referohen natyrës sociale që kanë të bëjnë më realizimin e kësaj të drejte, ose për më tepër në realizmin e benificioneve që ligji ka tentuar të zbusë këtë situatë.

EVROPA E LIRË
Sa zbatohen ligjet në Kosovë, dhe a janë të barabartë qytetarët para ligjit?

HILMI JASHARI
Unë do të kisha theksuar se ne kemi probleme më vetë ligjin. Ka shumë situata të cilat në sistemin ligjor të Kosovës, aplikohen dhe janë në fuqi ligjet shumë të favorshme dhe shumë të mira, në pajtim më të gjitha standardet ndërkombëtare, mandej kemi në fuqi konventat që konsiderohen të përmbushin kërkesat më të larta të standardeve më të larta ndërkombëtare sa u përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Mirëpo, gjithmonë shtrohet problemi në rrafshin praktik se sa këto zbatohen në praktik dhe sa pushteti është duke bërë që ligjet të jenë të qartësuara për qytetarët. Unë konsideroi se në këtë fushë kemi bukur probleme, në zbatimin praktik edhe respektim e ligjeve. Gjithmonë, në zbatimin e ligjeve është pushteti ai që duhet bërë më tepër, ndërsa qytetari është në pamundësi për të bërë zbatimin efektiv të këtyre ligjeve. Pra, është qeveria apo pushteti që duhet të bëjë implementimin e ligjeve. Më një fjali ndoshta të shkurtër, do të mund të thoja se çështja ekskluzivisht shtrohet në implementimin efektiv të ligjeve, po e nënvizoj efektiv të çdo ligji që aplikohet.
Ngase teoria dhe praktika e shteteve të ndryshme, e kryesisht e atyre në tranzicion, ka treguar se është një situatë e ngjashme, ku në letër mund t'i kenë të gjitha ligjet më të mira, mirëpo në praktikë dështojnë në sigurimin e këtyre të drejtave elementare që i siguron një ligj.

EVROPA E LIRË
Ka pasur dyshime se a mundet një kosovarë të udhëheqë institucionin e Ombudspersonit. Sa jeni në gjendje të bëni ju një gjë të këtillë?

HILMI JASHARI
Nuk e di a jam unë personi kompetent për të dhënë një vlerësim të tillë. Pasi, unë aktualisht jam ushtrues i detyrës. Mirëpo, për këtë ndoshta do të ishin më të përgjegjshëm qytetarët, të cilët kanë na vizituar apo kanë paraqitur ankesat këtu. Sidoqoftë, pas përfundimit të mandatit të Marek Anton Nowicki, më 31 dhjetor 2005, ka qenë një vendim kryeadministratorit Petersen, për emërimin e ushtruesit të detyrës, deri në nxjerrjen e ligjit mbi Ombudspersonit vendor. Unë konsideroi se autoritetet ndërkombëtare që kanë qenë përgjegjëse për vendime të tilla, kanë pasur një besim në autoritetet vendore dhe kjo është cekë disa herë edhe shprehimisht. Unë mendoj se nuk ka ndonjë pengesë të madhe në besimin e cilit do vendor që do të ketë fatin të ketë besimin e Parlamentit të Kosovës, që në të ardhmen të udhëheqë institucionin e Ombudspersonit.

EVROPA E LIRË
Zoti Jashari, institucioni i juaj tashmë është ankuar në administratën ndërkombëtare, për shkak se më një rregullore të re, siç keni thënë ju, këtij institucioni nuk i janë dhënë kompetencat e plota. Për çfarë kompetencash bëhet fjalë?

HILMI JASHARI
Në shikim të parë kemi të bëjmë më një kufizim në krahasim më rregulloren e mëhershme, që ka qenë në fuqi dhe që i ka dhënë kompetencë Ombudsperonit. Në rend të parë, ose konkretisht kemi të bëjmë me pamundësinë e institucionit të Ombudsperonit që tash e tutje të hetojë ankesat ku palë përgjegjëse identifikohen autoritetet e UNMIK-ut. Më tutje kemi disa probleme sa i përket autoriteteve të administratës së pushteti në Kosovë. Nuk ka sqarime, se cilat do të jenë procedurat që do të ndiqen, thjesht në kuptimin e përgjithshëm ka një dobësim të mandatit të Ombudspersonit, çka unë konsideroi se nuk është i arsyeshëm. Në anën tjetër kemi rekomandime, nga janari i vitit 2005 nga Këshilli i Evropës, të cilat kanë sugjeruar që të forcohet edhe më tepër mandati i Ombudsperonit, dhe kanë shkuar në vlerësime se në Kosovë do të krijohet një gjykatë si mekanizëm, i cili do të mund të merrte vendime të detyrueshme për pushtetin. Gjithashtu kanë dhënë mundësi që Ombudspersoni të inicojë këto procedura pranë kësaj gjykate. Në rastin aktual më këtë rregullore, kjo jo që nuk ka ndodhur, mirëpo kanë shkuar edhe në një kufizim pak më të ashpër në kompetencat e institucionit të Ombudspersonit. Unë si ushtrues detyre, tani për tani e kam ndjerë si obligim profesional dhe moral, që të ngris këto shqetësime në autoritetin përkatës, me zotin Petersen, duke kërkuar rishqyrtimin dhe eventualisht ndryshimin dhe sqarimin e kësaj rregulloreje që ka të bëjë më Ombudspersonin vendor.
Intervistoi Nadie AHMETI.



XS
SM
MD
LG