Ndërlidhjet

PARIS


Dhjetra mijë njerëz morën pjesë në një protestë anti-semitiste në Paris, pas rrëmbimit, torturimit dhe vrasjes së një hebreji 23 vjeçar në Paris.
Protestuesve iu bashkuan edhe politikanë të spektrit të majtë dhe të djathtë, kurse qindra vetë marshuan edhe në qytetet tjera.
Ilan Halimi u rrëmbye në fund të janarit, u torturua për tri javë nga një bandë që kërkonte para për lirimin e tij, kurse ndërroi jetë rrugës për në spital.
Autoritetet dyshojnë se rrëmbimin e ka bërë Jusef Fofana, udhëheqës i një bande, i cili tash gjendet në bregun e Fildishtë, kurse javën e ardhshme pritet të ekstradohet në Francë.
XS
SM
MD
LG