Policia spanjolle ka arrestuar Veselin Vukotiç, i akuzuar për vrasjen e aktivistit kosovar të të drejtave të njeriut, Enver Hadri, 15 vjet më parë në Bruksel. Në momentin e vrasjes Hadri kishte dokumenta që implikonin Beogradin në vrasjen e disa dhjetëra shqiptarëve. Përveç Vukotiçit për vrasjen e Hadrit janë akuzuar dhe Darko Ashanin dhe Andrija Lakoniç. Lakoniç u vra më pas nga Ashanin, derisa ky i fundit u vra në vitin 1995.
Arrestimi i Vukotiçit mendohet se do sjellë fakte të reja dhe në gjykimin e Sllobodan Millosheviçit. Dëshmitari i mbrojtur i Gjykatës së Hagës në procesin e Millosheviçit, i njohur me shkurtesën C048, ka deklaruar se Millosheviçi dhe Vukotiçi janë takuar me udhëheqës serbë lokalë dhe të policisë në "Casino Royal" në Novi Sad në vitin 1993. "Vukotiç më ka treguar për eleminimin e shqiptarëve në Evropë", pati deklaruar atëbotë dëshmitari C048. Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë e ka pritur me interes arrestimin e Vukotiçit.