Ndërlidhjet

VJENË/BRUKSEL


Ministrja e Jashtme e Austrisë, Ursula Plasnik, e ka përshëndetur mbrëmë atmosferën konstruktive të raundit të parë të bisedimeve ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, që u mbajt në Vjenë. Në kumtesën e saj, zonja Plasnik theksoi se "qëllimi i bisedimeve është gjetja e zgjidhjeve praktike dhe të përhershme për bashkëjetesë të qetë të të gjithë popujve në Kosovë". Këto komente ajo i bëri pas mbledhjes së Ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel.
XS
SM
MD
LG