Ndërlidhjet

KABUL


Në burgun kryesor të Kabulit ka shpërthyer sërish zjarri, pasi dështuan bisedimet me të burgosurit e rebeluar. Agjencia AP citon një komandant policie të ketë thënë se policët kanë hapur zjarr ndaj të burgosurve që përpiqeshin ta thejnë një rrethojë të burgut. Autoritetet u bënë thirrje atyre që të hyjnë brenda një fraksioni të rinovuar të burgut, por ata refuzuan, ka thënë ai. Kurse, një oficer i ka thënë agjencisë Reuters, se policët kanë hapur zjarr pasi të burgosurit i kanë sulmuar ata. Deri më tani nuk është njoftuar për viktima eventuale.
XS
SM
MD
LG