Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komisioneri i OSBE-së për të Drejtat e Pakicave, Rolf Ekeus, tha sot në Prishtinë se bashkësia ndërkombëtare pret rezultate konkrete sa i përket të drejtave të pakicave në Kosovë. Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, Ekeus tha se "çështja e pakicave është posaçërisht e rëndësishme për Kosovën në fazën e bisedimeve për statusin".
Ndërkaq, Thaçi theksoi përkushtimin e institucioneve, partive politike dhe qytetarëve që pakicave t'u garantohet e ardhme më të mirë dhe e sigurtë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG