Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 21 njerëz u vranë dhe mbi 40 u plagosën sot në mbrëmje, nga shpërthimi i një veture bombë afër një xhamie, në një lagje të shiitëve në Bagdad.
Ndërsa më herët gjatë ditës, nga tri shpërthime në Bagdad, janë vrarë të paktën 40 njerëz dhe mbi 100 janë plagosur. Sulmet e sotme ishin vazhdim i dhunës sektare ndërmjet muslimanëve shiitë e sunitë, që shpërtheu pas sulmit të javës së kaluar në një tempull të shenjtë shiit në Samara. Si pasojë e kësaj dhune janë vrarë rreth 400 njerëz.
XS
SM
MD
LG