Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma është shprehur sot se ekziston mundësia që kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi të japë dorëheqje. Këto komente zoti Luma i bëri në intervistën ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, me ç'rast apostrofoi gjeneral Agim Çekun si kandidatin më serioz për këtë post. Agjencia Reuters nga Prishtina, duke u mbështetur në burime politike, raporton se kryeministri Bajram Kosumi është nën presion të partisë së tij që të japë dorëheqje gjatë 24 orëve të ardhshme. "Nëse ai nuk jep dorëheqje sot, partia e tij do ta shkarkoj atë nesër", i kanë thënë agjencisë këto burime.
XS
SM
MD
LG