Ndërlidhjet

NJU DELHI/KABUL


Presidenti amerikan, George Bush e filloi vizitën e tij triditëshe në Nju Delhi të Indisë. Gjatë kësaj vizite pritet të diskutohet lidhur me çështje bërthamore ndërmjet të dy vendeve. Më herët gjatë ditës, në Kabul të Afganistanit, presidenti Bush tha se beson se lideri i rrjetit Al-Kaida, Osama bin Laden do të sillet para drejtësisë. Këto komente presidenti Bush i bëri në një konferencë për shtyp, pas takimit me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai. Vizita e presidentit amerikan në Afganistan nuk ishte paralajmëruar. Zoti Bush tha se forcat amerikane dhe ato aleate po e kërkojnë bin Ladenin, përgjatë kufirit asë bashku me trupat e Afganistanit dhe të Pakistanit.
- Ne po bëjmë progres në shkatërrimin e Al-Kaidës. Ngadalë por në mënyrë të sigurtë ne po i sjellim njerëzit para drejtësisë dhe bota është më e mirë si rezultat i progresit tonë të vazhdueshëm, tha presidenti Bush. Ai mëtutje tha se Shtetet e Bashkuara janë krenare me progresin e Afganistanit përkundër ballafaqimit me rritjen e dhunës. Presidenti Hamid Karzai theksoi mbështetjen e madhe që presidenti Bush dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Afganistanit.
- Ky është një moment i mrekullueshëm për ne në Afganistan, ku gjendet miku ynë i madh dhe njeriu që na ndihmoi të çlirohemi dhe të lëvizim kah ardhmëria, tha presidenti Karzai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG