Ndërlidhjet

NJU DELHI


India dhe Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshje bashkëpunimi në teknologjinë civile bërthamore. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin indian, Presidenti Bush e vlerësoi historike marrëveshjen, në bazë të së cilës Shtetet e Bashkuara do ta furnizojnë Indinë me material për teknologjinë civile bërthamore. Disa anëtarë të Kongresit e kundërshtojnë një marrëveshje të tillë, me arsyetimin se India nuk e ka nënshkruar Traktatin e Moszgjerimit bërthamor.
Presidenti Bush tha se vizita e tij konfirmon rëndësinë strategjike dhe ekonomike të vendit më të madh demokratik në botë. "India dhe Amerikan kanë ndërtuar një partneritet strategjik të bazuar në vlerat e përbashkëta. Të dy vendet tona e respektojnë pluralizmin fetar dhe sundimin e ligjit. ynojmë ta shpejtojmë zhvillimin ekonomik përmes tregtisë dhe avansimit të frymës sipërmarrëse në të dy vendet", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG