Ndërlidhjet

KARAÇI


Një veturë bombë ka shpërthyer sot afër konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Karaçi të Pakistanit, duke vrarë të paktën 4 njerëz dhe plagosur shumë të tjerë. Njëri nga viktimat ishte diplomat amerikan, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i njohur. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Presidenti George Bush, i cili, të dielën, nga India udhëton për në Pakistan, tha se do ta realizojë vizitën, pavarësisht nga sulmi. "Terroristët dhe vrasësit nuk do të mund të më pengojnë që të shkoj në Pakistan. Vizita ime atje është e rëndësishme. Është e rëndësishme të bisedoj me Presidentin Musharraf për vazhdimin e luftës kundër terroristëve", tha Bush.
XS
SM
MD
LG