Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka kërkuar nga Beogradi "të bëjë gjithçka" për arrestimin e të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç.
"Gjermania dhe Evropa nuk kërkon asgjë më shumë apo më pak nga Beogradi se çfarë iu ka kërkuar vendeve të tjera që synonin anëtarësinë në Bashkimin Evropian", tha shefi i diplomacisë gjermane gjatë vizitës një ditore në Beograd.
Steinmeier me homologun e tij Vuk Drashkoviç, diskutuan dhe për të ardhmen e Kosovës dhe të Malit të Zi. Steinmeier theksoi se mbështet plotësisht procesin e bisedimeve për statusin e Kosovës, derisa lidhur me Malin e Zi nënvizoi kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes lidhur me mënyrën e mbajtjes së referendumit.
XS
SM
MD
LG