Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen kanë hedhur poshtë mundësitë për krizë qeveritare.
"Ndryshimet në kreun e ekzekutivit dhe të Kuvendit kanë qenë nevojë për një energji të re, në mënyrë që të bëhet krejt çka është e nevojshme që statusi të zgjidhet brenda këtij viti", tha sot në Prishtinë shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, pas takimit me presidentin Sejdiu. Takimi është përqëndruar tek mundësitë e përshpejtimit të zgjedhjes së udhëheqësve të rinj.
Presidenti Sejdiu në këto momente po takohet dhe me shefin e zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG