I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, sot e përmbylli vizitën tre ditore në Kosovë.
Gjatë një konference për shtyp, Ahtisaari tha se pret që ndryshimet e fundit në skenën politike në Kosovë, do të ndikojnë në dinamizimin e procesit të përgjithshëm, meqë nuk ka kohë për të humbur.
Ahtisaari gjithashtu tha se duhet bërë më shumë ndryshime në teren, përpara se të lëvizet drejt procesit të statusit.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Ahtisaari ai u takua me ekipin negociator, drejtues ndërkombëtarë, përfaqësues të pakicave, drejtues të komunave dhe qytetarë shqiptarë e serbë.
Pas Prishtinës kryenegociatori do udhëtojë drejt Uashingtonit ku janë paraparë takime me drejtuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.