Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministreja e Jashtme e Greqisë tha se vendi i saj i mbështet negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Dora Bakoyanis e filloi turneun ballkanik me vizitën në Prishtinë, ku i ka inkurajuar zyrtarët e Serbisë dhe Kosovës që t'i vazhdojnë negociatat e filluara në Vjenë.
"Greqia i mbështet bisedimet. Besojmë se bisedimet do të vazhdojnë me këtë ritëm, pa ndonjë vështirësi specifike", tha Bakoyanis pas takimit me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen dhe presidentin Fatmir Sejdiu.
XS
SM
MD
LG