Ndërlidhjet

VJENË


Bisedimet ndërmjet zyrtarëve evropianë dhe iranianë kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje për t'i dhënë fund kontestit rreth programit bërthamor të Iranit.
Pas takimit të diplomatëve nga Franca, Britania dhe Gjermania, u prononcua shefi për Politikë të jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Javier Solana.
"Fatkeqësisht nuk ia dolëm të arrijmë marrëveshje. Atmosfera ishte shumë e mirë, konstruktive dhe pozitive, por për fat të keq, në fund nuk mundëm të merremi vesh", tha Solana.
Bisedimet mes Iranit dhe treshes evropiane synonin gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e bllokuar rreth programeve bërthamore të Teheranit.
XS
SM
MD
LG