Shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali Xhon Abizaid ka vlerësuar pozitivisht punën e forcave irakiane të sigurisë.
"Dje kam pasur mundësinë të takohesha me gjeneralin Kejsi, komandant i forcave amerikane në Irak dhe diskutuam gjendjen e sigurisë. Ne ishim shumë të kënaqur me reagimin e forcave irakiane pas sulmit kundër xhamisë shiite më 22 shkurt në Samara. Ne besojmë se forcat irakiane në bashkëpunim me trupat ndërkombëtare mund të përballen me çdo problem sigurie që mund të shfaqet", tha Abizaid.
Ndërkaq dhuna ka vazhduar gjatë ditës ku të paktën 7 njerëz humbën jetën dhe 20 u plagosën nga shpërthimi afër një stacioni minibusësh në jugperëndim të Bagdadit.