Ndërlidhjet

VJENË


Ministreja e Jashtme e Greqisë ka vlerësuar se zgjidhja për statusin e Kosovës duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët, Beogradin dhe Prishtinën, dhe nuk duhet të krijojë probleme të reja.
"Është e rëndësishme që në fund të negociatave të arrihet një zgjidhje, e cila do t'i mënjanojë problemet, dhe nuk do të krijojë 10 të tjera", ka thënë Dora Bakoyannis për gazetën austriake Presse.
"Nuk ka zgjidhje të paracaktuar për Kosovën", ka thënë Bakoyannis, duke theksuar se "Kosova duhet t'i përmbushë standardet, siç janë demokracia, të drejtat e njeriut dhe të pakicave".
Ajo gjithashtu ka vlerësuar se Agim Çeku, mandatari për qeverinë e re, e ka të kaluarën e vet, por tash duhet të veprojë si politikan.
XS
SM
MD
LG