Ndërlidhjet

HAGË


Millan Babiq, udhëheqës i kryengritësve serbë në Kroaci, dhe një nga figurat kyçe në luftërat e viteve të 90-ta në Ballkan, ka bërë vetëvrasje në burgun ku vuante dënimin në Holandë.
Në deklaratën e Tribunalit të Hagës thuhet se Babiç u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun Scheveningen.
Babiq aty e vuante dënimin prej 13 vjet burg për përndjekjen e civilëve jo-serbë. Ai konsiderohej aleat kyç i ish presidentit Jugosllav Sllobodan Millosheviq.
Gjykata e Hagës urdhëroi hetime për vdekjen e tij.
XS
SM
MD
LG