Ndërlidhjet

VJENË


Bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e filloi mbledhjen ku do ta diskutojë refuzimin e Iranit për të ndërprerë aktivitetet bërthamore. Takimin e hapi kreu i agjencisë Mohamed ElBaradei.
Para takimit, kryenegociatori iranian Ali Larijani tha se Irani do të vazhdojë procesin e pasurimit të uraniumit, nëse Bordi i agjencisë do ta dërgonte çështjen e Teheranit në Këshillin e Sigurimit për sanksione të mundshme kundër Iranit.
Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara John Bolton, tha se Irani mund të përballet me pasoja "të prekshme e të dhimbshme" nëse vazhdon pasurimin e uraniumit, dhe u zotua se Shtetet e Bashkuara do t'i përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për ta penguar projektin bërthamor të Iranit. Por Bolton ofroi edhe alternativë.
"Nëse Irani e ndjek kursin e Libisë për zhvillimin e armëve për shkatërrim në masë dhe sponsorizimin e terrorit, atëherë marrëdhëniet me botën e jashtme mund t'i përmirësojë dramatikisht", tha John Bolton.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG