Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey deklaroi se zgjedhja e komandantit të deritashëm të TMK-së, Agim Çeku për mandatar të qeverisë së re të Kosovës, është çëshje e brendshme politike. "Kend do ta zgjedhin kosovarët për përfaqësues të tyre politik varet nga vetë ata dhe kjo është çështje e brendshme politike", tha zoti Casey, mbrëmë në Uashington, në mbledhjen e rregullt me gazetarë. Në këtë mënyrë ai u përgjigj në pyetjen për të komentuar qëndrimin e qeverisë së Serbisë, sipas së cilës, zgjedhja e Agim Çekut për kryeministër të Kosovës është e papranueshme.
XS
SM
MD
LG