Ndërlidhjet

VJENË/UASHINGTON


Sot në Vjenë po vazhdon takimi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në të cilin po diskutohet për refuzimin e Iranit që ti ndalë aktivitetet atomike. Mbrëmë në Uashington, nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns tha se Këshilli i Sigurimit duhet të përfshihet pasi Irani, në mënyrë të papranueshme, është angazhuar në aktivitete për pasurimin e uraniumit, përkundër kundërshtimit nga Bashkësia ndërkombëtare. Ai tha se Irani "ka kaluar vijën e kuqe ndërkombëtare" me aktivitetin e tij dhe përderisa nuk suspendon të gjitha aktivitetet bërthamore, Këshilli i Sigurimit duhet të involvohet.
XS
SM
MD
LG