Ndërlidhjet

ASHGABAT


Komisioneri i OSBE-së për pakicat, Rolf Ekeus, po e viziton Turkmenistanin, për të hetuar situatën e pakicave etnike në këtë vend. Ai është takuar me presidentin Saparmurat Nijazov, me të cilin kanë biseduar për çështje të pakicave, si arsimi dhe përdorimi i gjuhës. Shefi i Komitetit të Helsinkit në Turkmenistan, Farid Tuhbatullin, tha se autoritetet nuk po e njoftojnë zotin Ekeus me gjendjen reale të pakicave. "Fatkeqësisht, ai ka qenë në Turkmenistan disa herë, por sipas informatave tona, ata nuk e kanë lejuar që të takohet lirisht me përfaqësues të pakicave kombëtare", tha Tuhbatullin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG