Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, tha sot se pasurimi i uraniumit në territorin e Iranit është i "papranueshëm" për shkak të rrezikut nga zgjerimi bërthamor. "Sigurisht se ende ka kohë për iranianët, por ne kemi qenë shumë të qartë se nuk mendojmë që menjëherë të përpiqemi t'i vëmë sanksione nga Këshilli i Sigurimit", tha Rice, pas takimit me shefin e diplomacisë ruse.
Sergei Lavrov ndërkaq, tha se Moska nuk ka bërë asnjë "kompromis" në lidhje me propozimin për pasurimin e uraniumit të Iranit në territorin e saj.
Gjatë konferencës së përbashkët për media, Lavrov tha gjithashtu se grupi militant islamik Hamas po tregon interesim për mbështetjen e planit paqësor në Lindjen e Mesme. "Na kanë thënë se do ta respektojnë autoritetin dhe kompetencat e Presidentit Mahmoud Abbas, si dhe do të jenë të gatshëm të shprehin qëndrimin e tyre ndaj Planit, me besimin që ta pranojnë atë siç është hartuar nga Kurteti", tha Lavrov.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG