Ndërlidhjet

TIRANË


Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, e konfirmoi sot prezencën e gripit të shpezëve në Shqipëri. Gjatë një konference për media, Gjana tha se testet laboratorike të një shpendi shtëpiak të kryera në Britani, kanë rezultuar të infektuara me virusin H5N1. "Rezultati na është konfirmuar dje mbrëmë, por nuk ka vend për panik", tha ai, duke shtuar se në Sarandë është vendosur një karantinë me rreze prej 3 kilometrash. "Brenda kësaj zone do të bëhet identifikimi i të gjitha shpezëve të infektuara dhe nuk do të lejohet zhvendosja e tyre në zona të paptrekura", tha ministri Gjana.
XS
SM
MD
LG