Ndërlidhjet

UASHINGTON


I dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, sot do të qëndrojë në Uashington, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë, dhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare. Ai ka qëndruar dje në Nju Jork, ku raportoi para Këshillit të Sigurimit për bisedimet në Vjenë, dhe për rezultatet e vizitave të tij në Prishtinë e Beograd. Ahtisari i bëri thirrje shumicës shqiptare që të ndërmarrë hapa të shpejtë për mbrojtjen e pakicës serbe, ndërsa nga serbët, kërkoi sërish që të hyjnë në institucionet e Kosovës. Ish-Presidenti finlandez tha bisedimet rreth decentralizimit po fokusohen në përmirësimin e jetës për pakicat, duke shtuar se ai u jep rëndësi të ndryshme standardeve të ndryshme. "Do të përqëndrohem në ato që janë absolutisht vitale, si mbrojtja e pakicave dhe përmirësimi i jetës së tyre", tha zoti Ahtisari, pas takimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG