Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, më vonë gjatë ditës do të bëjë publike raportin vjetor të Uashingtonit për të drejtat e njeriut në rreth 200 vende të botës. Raporti i vitit të kaluar ishte veçanërisht kritik për Rusinë, Iranin, Kinën, Arabinë Saudite, Sirinë dhe Egjiptin. Në këto raporte nuk përfshihen vetë Shtetet e Bashkuara, ndërsa organizata të ndryshme kanë tërhequr vërejtjen për shkelje të të drejtave të njeriut në Irak, Afganistan dhe në burgun e Guantanamos, në Kubë.
XS
SM
MD
LG