Në disa pjesë të Bagdadit sot janë gjetur 23 trupa të pajetë të ekzekutuar. Një patrullë ushtarake amerikane ka kumtuar se një një makinë udhëtarësh ka gjetur 18 trupa. Trupat e tjerë i ka gjetur policia e Irakut në pjesë të tjera të qytetit. Prej zhvillimeve të tjera sot në Bagdad nga një sulm me bombë kundër konvojit të makinave të ministrisë së brendshme të Irakut u vra një person. Ministri i brendshëm, Bajan Xhabor nuk ishte në këtë konvoj.