Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i shtetit ka publikuar sot raportin për të drejtat e njeriut në mbarë botën. Në raport thuhet se në vendet e Ballkanit është shënuar përmirësim. Pas një dekade të konfliktit një numër i të dyshuarve për krime të luftës ose janë dënuar ose presin gjykimin. Por, dy të dyshuarit më të njohur për krime lufte, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq ende janë në liri. Në pjesën e raportit për Kosovën, pos tjerash, theksohet se UNMIK-u dhe Institucionet në përgjithësi, kanë respektuar të drejtat e njeriut. Megjithatë kishte edhe probleme serioze në disa fusha, veçanërisht në ato që kanë të bëjnë me minoritetet. Mëtutje radhiten disa nga problemet, për të cilat ishte raportuar, lidhur me të drejtat e njeriut: vrasje me motive politike dhe etnike, për korrupsion dhe për ndërhyrje qeveritare në sistemin e drejtësisë, pastaj sulme dhe keqtrajtime të gazetarëve. Poashtu theksohen kufizimet e lëvizjes për minoritete, e veçanërisht për serbët dhe mungesa e progresit në kthimin e personave të zhvendosur.
XS
SM
MD
LG