Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad tha se vendi i tij do t'i qëndrojë presionit politik që po ushtrohet lidhur me programet bërthamore.
Komentet e Ahmadinexhadit erdhën pas vendimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore që çështja e Iranit të kalojë para Këshillit të Sigurimit, ku do diskutohen dhe sanksionet e mundshme.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavorv, tha se Këshilli i Sigurimit nuk do të luajë rolin kryesor në vlerësimin e rrezikut si pasojë e shkeljeve të marrëveshjeve mbi mosshumimin e armëve bërthamore.
Ndërkaq zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns deklaroi:
"Është e qartë se Irani përpiqet të prodhojë armë bërthamore. Gjatë 11 udhëtimeve të mia në Evropë dhe Lindjen e Mesme vitin e kaluar si dhe në bisedat me përfaqësuesit rusë, kinezë, indianë dhe evropianë asnjë person i vetëm nuk kishte dyshime se Irani po përpiqej të prodhonte armë bërthamore."
XS
SM
MD
LG