Ndërlidhjet

UASHINGTON


Marti Ahtisari, kryenegociatori në bisedimet për statusin e Kosovës, ka vazhduar gjatë ditës së sotme takimet në Uashington me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku janë diskutuar mundësitë për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe mbështetjen e këtyre institucioneve. Po sot zoti Ahtisari është takuar me kongresmenin Vojinovic dhe këshilltarin për siguri Kombëtare të presidentit Bush, zotin Hardli.
Zëdhënësja e zotit Ahtisari Hua Çiang për Radion Evropa e Lirë tha se në të gjitha këto takime zoti Ahtisari ka marrë mbështetjen e nevojshme për punën e tij.
Ndërkaq dje Ahtisari është takuar me nënsekretarin amerikan për çështje politike, Nicholas Burns dhe ekipin e tij. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Justin Higgins, ekskluzivisht për radion "Evropa e Lirë", tha:
"Nënsekretari Burns diskutoi me të dërguarin Ahtisari gjendjen në Kosovë dhe përparimin në bisedimet për statusin. Gjatë takimit nënsekretari Burns përsëriti mbështetjen amerikane për zotin Ahtisari që të arrijë një zgjidhje për Kosovën gjatë vitit 2006. Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes konstruktive të udhëheqësve kosovarë e serbë gjatë këtij procesi."
XS
SM
MD
LG