Ndërlidhjet

TIRANË


Qeveria shqiptare i ka thënë po projektit të ndërtimit të naftësjellësit nga kompania amerikane AMBO. Kjo është bërë e ditur në një deklaratë të ministrit shqiptar të energjitikës Genc Ruli. Por ai ka shtuar se naftësjellësi nuk mund të ndërtohet në zonën e Vlorës se do të rriste shumë nivelin e ndotjes në këtë zonë. Ruli theksoi se "në rast se nuk do të pranohej AMBO-ja ky do të ishte naivitet i politikës shqiptare që do t'i sillte humbje ekonomisë dhe prespektivës së vendit."
Më tej ministri i energjitikës tha se qeveria shqiptare do jetë e gatshme të përballojë çdo rritje të kostos vetëm që të mos krijohet ndotje e lartë në Vlorë. "Do të pranohet një kosto më e madhe e projektit dhe ne do ta realizojmë atë sepse kemi nevojë për këtë projekt", ashtu siç kemi nevojë për linjën e gazit nga Gazpromi, tha ministri Ruli për mediat vendore.
XS
SM
MD
LG