Ndërlidhjet

SALZBURG


Bashkimi Evropian tha se nuk do ta ndihmojë qeverinë palestineze të Hamasit përderisa grupi militant nuk dakordohet të "kërkojë paqen përmes mjeteve paqësore".
Komentet u bënë nga komisonerja për Marrëdhënie me Jashtë Benita Ferrero-Valdner, në hapje të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Salzburg.
Ajo tha se blloku 25-anëtarësh dëshiron të jetë "partner i besueshëm për palestinezët", por shtoi se nuk do të bëjë kompromise me parimet e veta.
Ferrero-Valdner gjithashtu tha se ministrat do ta mbështesin planin 10-pikësh për farkimin e lidhjeve më të forta ndërmjet Evropës dhe botës Myslimane, me qëllim të uljes së tensioneve të shkaktuara pas botimit të karikaturave të Profetit Muhamed.
XS
SM
MD
LG