Ndërlidhjet

PRISHTINË


Me 65 vota pro, 33 kundër dhe 5 apstenime, Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare e ka miratuar qeverinë e kryeministrit të ri Agim Çeku.
Në qeverinë e Agim Çekut, përveç kryeministrit ndryshon edhe zëvendëskryeministri.
Gjatë debatit për qeverinë Çeku, Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së në opozitë, tha se ndryshimet në kabinetin e ri qeveritar janë vetëm kozmetike.
Partia tjetër opozitare, Ora tha se megjithë vlerësimin për mandatarin Çeku, nuk mund ta votojnë këtë qeveri. Debati vazhdoi edhe në orët e pasditës.
Më parë, kuvendi e miratoi zëvendësimin e z. Nexhat Daci nga nënkryetari aktual i LDK-së, Kolë Berisha.
XS
SM
MD
LG