Ndërlidhjet

SALZBURG


Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të kenë perspektivë evropiane përkundër faktit se tash ekziston një debat për të ashtuquajturën "lodhje" nga zgjërimi i BE-së, ka deklaruar ministreja e Jashtme e Austrisë Ursula Pllasnik në fillim të takimit dyditor të
ministrave të jashtëm të BE-së.
Ky takim i ministrave ka për qëllim të konfirmojë edhe një herë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit.
Shefja e diplomacisë austriake tha se zgjidhja e statusit të Kosovës dhe fati i unionit Serbi-Mali i Zi, janë dy çështjet më të vështira për t'u zgjidhur në rajonin e Ballkanit, pa zgjidhjen e të cilave do të jetë vështirë të realizohet perspektiva evropiane e rajonit.
Ajo tha se ministrat e BE-së do diskutojnë thellimin e bashkëpunimit rajonal, përfshirë mundësinë e krijimit të një zone të tregtisë së lirë.
Pllasnik paralajmëroi se për gjendjen në Kosovë, para ministrave të Jashtëm të BE-së pritet të flasë shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, kurse në takim do të merr pjesë dhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Para takimit të sotëm, ministri i jashtëm serbo-malazez Vuk Drashkoviç tha se vendi i tij nuk mund të pranojë një Kosovë plotësisht të pavarur. Ai tha se këtë mesazh do t'ia sjellë homologëve të tij evropianë pasi një Kosovë e pavarur do jetë poshtërim për serbët, por edhe e rrezikshme për rajonin.
XS
SM
MD
LG