Me 65 vota pro, 33 kundër dhe 5 apstenime, Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare e miratoi qeverinë e kryeministrit të ri Agim Çeku.
"Ne duam një Kosovë demokratike dhe tolerante. Krijimi i shtetit të Kosovës është vullnet i popullit të saj", tha Çeku pas votimit në Kuvend. Në qeverinë e re, përveç kryeministrit ndryshon edhe zëvendëskryeministri.
Më parë, deputetët zgjodhën edhe kryetarin e ri të Kuvendit, nënkryetarin e LDK-së Kolë Berisha.
Zyrtarë ndërkombëtarë e kanë uruar kryeministrin e ri të Kosovës Agim Çekun dhe e kanë përgëzuar Kuvendin e Kosovës për vlerat demokratike që ka demonstruar për herë të tretë brenda një viti, duke bërë zgjedhje në kohë sfidash, siç është shprehur shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen. Përfaqësues të serbëve thanë se fjalimi i z. Çeku në gjuhën serbe ishte shenjë e mirë e ndryshimit pozitiv.
Në Bruksel, shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së Javier Solana tha se Agim Çeku mund të përballet me "kohë të vështira" nëse nuk arrin t'i afrojë serbët e Kosovës.
Ministreja e Jashtme e Austrisë Ursula Pllashnik e përshëndeti zgjedhjen e z. Çeku dhe fjalimin e tij që e mbajti në gjuhët shqipe dhe serbe. "Kjo mund të ndërtojë mirëbesimin", tha Pllashnik.
Me rastin e zgjedhjes së z. Çeku në krye të Qeverisë së Kosovës, komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës sot u zgjodh gjeneral Sulejman Selimi.