Ndërlidhjet

HAGË


Dhoma e Apelit e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës e ka refuzuar ankesën e prokurorisë dhe konfirmoi se ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka të drejtë të kthehet në jetën politike publike.
Në një komunikatë për opinionin, Michael O'Reilly, koordinator i Mbrojtjes së z. Haradinaj, ka thënë se ditëve të ardhshme pritet të zgjidhen hollësitë procedurale.
Ndërkaq Tribunali, në një deklaratë për opinion ka shpjeguar se Haradinaj mund të paraqitet në publik dhe të angazhohet në aktivitete publike politike, duke kërkuar paraprakisht miratimin e administratës së Kombeve të Bashkuara.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG