Ndërlidhjet

SALZBURG


Në Salzburg të Austrisë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian sot diskutojnë çështjen e statusit të Kosovës.
Në Salzburg, përveç ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit perëndimor, gjendet edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, si dhe i dërguari i posaçëm i KB për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.
Lidhur me deklaratën e sekretarit të Jashtëm britanik Jack Straw se rruga drejt pavarësisë së Kosovës është e pashmangshme, ministri i Jashtëm i unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviq tha se deklarata nuk e respekton Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe shtoi se në Kosovë duhet të arrihet një zgjidhje, me të cilën nuk do të ketë të humbur dhe të nënçmuar.
XS
SM
MD
LG