Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara e kundërshtuan propozimin rus që të zhvillohen bisedime për Iranin përpara se Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë aksione.
Sekretarja e shtetit Condoleezza Rice tha se raundi i ri i bisedimeve do të jetë ai në Këshillin e Sigurimit.
Rusia kërkoi që Kina, BE-ja dhe SHBA, të përpiqen të arrijnë konsenzus për programin bërthamor të Iranit.
Ndërkohë presidenti George Bush tha se bota duhet të flasë me një zë për ambicjet bërthamore të Iranit.
"Ne duam që iranianët të dëgjojnë qartë se bota flet me një zë kur bëhet fjalë për kapacitetin e tyre për të ndërtuar armë bërthamore", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG