Ndërlidhjet

SALZBURG


Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga Ballkani kanë përfunduar takimin në Salzburg të Austrisë, me porosinë se e ardhmja e rajonit të Ballkanit qëndron në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Në takim ka dominuar tema e statusit të Kosovës, me ç'rast disa ministra kanë thënë se duhet gjetur zgjidhje si për statusin e Kosovës, ashtu edhe të Malit të Zi, në mënyrë që i tërë rajoni të mund të lëvizë drejt integrimeve dhe të ardhmes evropiane.
Po sot, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu e ka falënderuar Britaninë e Madhe "për qëndrimin, i cili e mbështet vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës".
Sejdiu i bëri këto komente në Salzburg, i pyetur nga gazetarët për ta komentuar deklaratën e sekretarit të Jashtëm britanik Jack Straë se "pavarësia e Kosovës është e pashmangshme".
"Dëshirojmë të ndërtojmë një shoqëri në të cilën do të ketë sundim të ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjitha pakicave. Këtë e kemi dëshmuar deri tash. U falënderojmë të gjitha vendeve që e mbëshesin këtë qëndrim, dhe që deri tash kanë kontribuar për këtë", tha Sejdiu.
Mbrëmë sekretari i Jashtëm britanik Jack Straë tha se rruga e Kosovës drejt pavarësimit nga Serbia është "pothuaj e pashmangshme".
"Ne i dijmë shqetësimet e qeverisë së Serbisë kundër pavarësisë së mundshme. Por është realitet se popullata serbe në fund do të duhet të pranojë se shumica e popullsisë në Kosovë e mbështesin pavarësinë", tha Straë.
"Çdonjëri e pranon se gjendja para vitit 1999 është e paqëndrueshme si bazë për të ardhmen, dhe nëse kjo është kështu, atëherë rruga drejt pavarësisë bëhet pothuaj e pashmangshme", deklaroi Straë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG